Zidane zbulon kur do të kthehet Hazard: “Është i mërzitur, nuk është e lehtë për të”

Zinedine Zidane ka folur për lëndimin e Eden Hazard.

Belgu po vuan shumë në Real Madrid dhe do të mungojë sërish për shkak të një lëndimi tjetër muskulore.

Zizu ka zbuluar se Hazard është shumë i mërzitur dhe se shpreson të kthehet brenda dy apo tre javësh.

“Nuk është e lehtë për lojtarin. Jam i sigurt se është çështje kohe para se ta shohim atë të luajë sërish futboll. Shpresojmë të mos pësoi më asnjë dëmtim”, u shpreh Zidane.

“Shpresoj, kur të rikuperohet, do të shohim Hazardin e vërtet, ndoshta brenda dy apo tre javësh do të rikuperohet”.

“Është pak edhe çështje fati, s’ka qenë aspak e lehtë për të. Duhet të jemi të qetë, ai është lojtar i shkëlqyer dhe na duhet 100% i gatshëm.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit