Limaj nga Malisheva: Zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet e shumta me mbështetësit e tij nëpër fshatrat e Malishevës.

Limaj mbrëmë në takimin që ka zhvilluar me përkrahësit e Nismës në fshatrat e Malishevës.

Ai ka thënë se, kauza për çlirimtarët po merr mbështetje të madhe.

“Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës”, ka thënë Limaj.

Limaj është shprehur tejet mirënjohës ndaj bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës së Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Limaj.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit