13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kurti nuk i përgjigjet Mustafës për “Republikën e Tretë”

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka komentuar deklaratat e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa lidhur me aleatët e tij për “Republikën e Tretë”. Kurti është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk ka mundësi t’i ndjek deklarimet e të tjerëve.

Megjithatë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë deklarimit të tij tha se Kosova ndodhet para një referendumi gjithëpopullor që shënon dalje nga kriza për vendin.

“Republika e Kosovës është para një referendumi gjithëpopullor me të cilin numri 127 shënon avancimin socio-ekonomik euroatlantik dhe gjithashtu daljen nga kjo krizë e shumëfishtë. Unë nuk po kam mundësi që t’i ndjek deklaratat e të tjerëve shpjegimet për të cilat do të duhej t’i japin ata vetë“, tha Kurti.

Këto komente Albin Kurti i bëri pas homazheve që bëri së bashku me pjesëtarët tjerë të partisë tek pllakat përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të cilët u vranë 14 vite më parë derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Mëngjesin e së mërkurës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar përmes një postimi kreut të LVV-së Albin Kurti lidhur me “Republikën e Tretë” dhe vendosjen e shamive të kuqe nëpër qytetet e Kosovës, raporton KP.

Ai ka shkruar se nuk është i sigurt nëse qytetarët janë të informuar se çfarë paraqesin shamitë e kuqe të vendosura në qytetet e Kosovës.

“Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tone”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit