Zyrtare: Upamecano transferohet te Bayerni

Bayern Munich ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano nga Leipzig.

Dayot Upamecano do të luajë për FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021, përcjell Gazeta Express.

Lojtari mbrojtës dhe kampionët gjermanë ranë dakord për një bashkëpunim pesë-vjeçar deri më 30 qershor të vitit 2026.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundur të fitojmë Dayot Upamecano për FC Bayern Munchen. Dayot do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në vitet e ardhshme, ne jemi të bindur për këtë” – u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidži?. /Gazeta Express/

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit