Haskuka:Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-e

Zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur pas mbylljes së vendvotimeve dhe daljes së parë të Exit Poll’ëve, raporton Gazeta Express.

Në një lidhje direkte në Pressing të Televizionit 7, Haskuka, që udhëheq komunën e Prizrenit ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këtë qytet dhe shumë të tjera.

“Vetëvendosje ka fituar me një përqindje shumë të madhe. Ka qen një referendum popullor. Edhe në vendet ku kemi qenë të dytë e të tretë, kemi dalë të parët”, ka thënë Haskuka.

“Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-et që po dalin”, shton ai.

Ndryshe, ka nisur numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe në shumicën e komunave po prin Lëvizja Vetëvendosje.

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit