Ka ndërruar jetë kitaristi Valton Berisha, kolegë të shumtë shprehin ngushëllime

Ka ndërruar jetë kitaristi i njohur, Valton Berisha, që ishte anëtar i grupit “Purgatory”.

Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

Në një publikim në rrjetet sociale, kolegu i tij, kitaristi Valon Gashi, e ka shpërndarë një fotografi me përshkrimin e dhimbshëm: “O Berisha jem bre…”.

Ngushëllime ka shprehur edhe muzikanti Florent Boshnjaku: “Eh more Valton… Shpirti yt i mirë do të jetë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”.

“Purgatory” që mbeti pa Valtonin, njihet si një prej rok-grupeve nga vitet e nëntëdhjeta që është tërhequr dhe rikthyer kohë pas kohe, ndërsa pas vetes kanë një sërë hitesh të paharruara. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit