Fermeri nga Krusha: Ryshfetin e kërkojnë përmes inspektorëve që vijnë nga qytetet tjera

Fermeri nga Krusha Bedri Duraki ka treguar problemet me të cilat është ballafaquar derisa ka fituar grantin për bujqësi.

Duraki në “Debat Plus” thotë se ka përfituar në vitin 2018 një grant prej 95 mijë eurove.

“Pas nënshkrimit të kontratës më është dhënë e drejta për të filluar investimet. Në kontratë i kemi pasur kohë 120 ditë, por për shkak të kohës së keqe na është shtyrë afati edhe për 120 ditë tjera…Unë kam dorëzuar faturat por më është thënë se je vonuar për 34 ditë duke refuzuar pagesat”, tregon fermeri.

 

Ai thotë se përmes njerëzve tjerë i është kërkuar ryshfet.

“Para se të shkojë lënda për pagesa jo direkt por përmes njerëzve tjerë është e vërtet që më është kërkuar ryshfet. Unë e kam pasur në plan që të marr numrin serik të parave dhe t’i vendosi në grackë ta”.

Fermeri Duraku thotë se ryshfeti kërkohet përmes inspektorëve të ndryshëm.

“Nëse paratë nuk t’i kërkojnë inspektorët rajonal, atëherë i çojnë inspektorë të qytetave tjera”, tha ndër të tjera Duraku

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit