12.7 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Ymeri paralajmëron Ballkanin: Udhëtojmë për rezultat pozitiv

Në fundjavë zhvillohet xhiron e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll, që pritet të jetë shumë interesante duke i parë çiftet e skuadrave që do të përballen ndërmjet veti. Një e tillë pritet të zhvillohet në Suharekë, ku skuadra e Ballkanit e pret Drenicën. Ballkani është duke luftuar për titullin kampion, kurse skuadra e Drenicës për mbijetesë.

Arion Ymeri, i cili ka folur për ndeshjen kundër Ballkanit, objektivin e klubit dhe për tifozët. Sipas Ymerit, dueli kundër Ballkanit është shumë i vështirë, por e kanë një përparësi pasi që skuadra nga Suhareka nuk është në formën më të mirë.

“Dueli me Ballkanin do të jetë shumë i vështirë duke e pasur parasysh ekipin që kanë, mirëpo jemi përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe do të japim maksimumin për te nxjerrë një rezultat pozitiv. Përparësi e vogël është që Ballkani nuk është duke kaluar në formën më të mirë, shpresoj që edhe kundër neve mos të jenë në formë”, ka thënë Ymeri për gazetën “Sheshi”.

Portieri i “kuqezinjve” ka folur edhe për objektivin kryesor të klubit këtë sezon.

“Duke u bazuar në ekipin që kemi krijuar tash, besoj shumë që do ta sigurojmë mbijetesën. Mendoj që do shkojmë deri te vendi i pestë pasi që nuk jemi larg me pikë, do të jetë një luftë e fortë deri në fund. Objektivi kryesor është mbetja në Superligë”, ka shtuar Ymeri.

Për fundi, “gardiani” i Drenicës u ka premtuar tifozëve të klubit angazhim maksimal dhe se tifozët e meritojnë të gëzohen me ndonjë trofe. “Tifozëve ju premtojë që do ta japim maksimumin nga i pari deri te i fundit që jemi në klub. Shpresoj që të kemi fat edhe në garën e Kupës dhe ta fitojmë, kjo do të ishte dhurata më e mirë për tifozët tanë, e meritojnë pasi i kemi në mbështetje gjithmonë, si në rezultatet pozitive ashtu edhe negative dhe për këtë dua t’i falënderoj”, përfundoi Ymeri.

Ballkani – Drenica zhvillohet nesër (e premte) me fillim nga ora 13:00. Drenica zë vendin e nëntë në klasifikim me 24 pikë të grumbulluara.

 

Më Shumë

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Lajmet e Fundit