14.1 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu, dy artistët që lanë vulë në artin shqiptar

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë ndër figurat kryesore në artin skenik shiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Bota e artit me këta dy artistë mori kthesë të madhe, duke i bërë kështu gjurmët e tyre të pashlyeshmë në këtë botë aq të veçantë.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.

Ndërkaq, si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

KultPlus ju sjell një video kur Bekim Fehmiu e intervistonte Faruk Begollin, një intervistë kjo që e emocionon shumë këtë të fundit, teksa shprehet: Isha i përgatitur për këtë intervistë, por jam shumë i emocionuar që po intervistohem nga një artist siç është Bekimi, thotë ndër të tjera Begolli. / KultPlus.com

Më Shumë

Gara për kryetar të Prizrenit, Haskuka flet për kandidaturën e Drita Millakut

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë që nuk e sheh problematike që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e ka shpallur kandidaturën për...

“Pazaret me hetime”, prokurorja Gashi nga Prizreni: Është tendencë për të më diskredituar

Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën...

Botohet romani që i kushtohet aktores Leze Qena

Me rastin e njëvjetorit te? vdekjes se? aktores se? njohur Leze Qena, shkrimtari Vilson Culaj ka botuar roman, “Dashuri te? paprekura”. Ky roman biografik paraqet...

Millaku shpall kandidaturën për Prizrenin, Dega e VV-së s’ka informacione, Haskuka e zyra qendrore heshtin

Deputetja Drita Millaku dje publikisht ka treguar se synon të garojë për kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë....

Në Suharekë janë vaksinuar 42 persona mbi moshën 85 vjeç

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë takimit përveç tjerash u tha se së...

Dy vendimet e kthyera nga MPL-ja procedohen për rishqyrtim në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa, të martën, ka proceduar për në Kuvendin e Komunës së Prizrenit rishqyrtimin e dy vendimeve që janë kthyer prapa...

Në Prizren sot nis vaksinimi për personat mbi moshën 85 vjeç

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës “AstraZeneca” kundër...

Prizren, 28 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse...

Një përplasje viganësh: Poradeci për Krist Malokin e Merxhanin!

 Artikulli i mëposhtëm është në thelb, një përvijë e mendimit estetik të Lasgush Poradecit. I padokumentuar më parë, vjen në vëmendje nga e bija...

Arti nga Prizreni që di 40 këngë të Elitës 5

Këngët e Elitës 5 i duan dhe i dëgjojnë të gjitha moshat. Ekipi i “E Diela Vlen” ka gjetur ndoshta fansin më të ri...

Fotografi të rralla e të vjetra të Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913 Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e...

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Policit kufitar ia ofroi 50 euro, Gjykata e Prizrenit merr vendim për të

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Rama: Vjosa Park Kombëtar- ne të parët që e kemi promovuar

“Vjosa park kombëtar, kemi qenë ne, që e kemi promovuar të parët”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 7 prillit,...

Haskuka tregon se pse do t’i largojë nga zyrat partitë politike në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur dje konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku...

Drita Millaku e VV’së shpalli kandidaturën për kryetare të Prizrenit: Ja çka thotë Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për shpalljen e kandidaturës e kolegës nga partia, Drita Millakut për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit