Haskuka: Lufta e UÇK-së është krenaria e kombit shqiptar

Sot është shënuar përvjetori i 22-të i Betejës së Jeshkovës së Prizrenit, në të cilën kishin rënë dëshmorë disa luftëtarë të UÇK-së.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i përcjellur nga bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë.

“Sot në 22 vjetorin e njërës prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejës së Jeshkovës, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë.
Me këtë rast përkujtuam 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lufta e UÇK-së është krenaria e kombit shqiptar!
Lavdi!”, ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit