7.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin e grabitjes në një pompë derivatesh në Suharekë

Është arrestuar i dyshuari i dytë për rastin e grabitjes që ndodhi më 3 mars në Suharekë në një pompë derivatesh.

Dy persona të dyshuar, të cilët ishin memaskë mbrojtëse nga COVID-19, kanë kërcënuar me armë viktimën në një pompë derivatesh në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë.

Me këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshuarit kanë arritur t’i marrin viktimës para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

“Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit të dytë të këtij rasti të grabitjes. I dyshuari A.K i lindur në vitin 1980, është arrestuar dhe intervistuar nga sektori i hetimeve në prani të avokatit të tij mbrojtës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Lajmet e Fundit