Rrihen mes vete babai dhe tre djemtë në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, (babai me tre djemtë), pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete

Rasti ka ndodhur më 17 mars në Malishevë.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit