19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Flasin nga LDK-ja, tregojnë se a do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj nëse do ta votojnë apo do t’ia bëjnë kuorumin, kandidates për presidente, Vjosa Osmanit në ditën kur kjo e fundit do të propozohet për tu zgjedhur presidente.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala në një prononcim për Front Online ka thënë se për këtë do të marrin vendim në Kryesi.

“Si kryesi nuk kemi qëndrim akoma, si kryesi dhe jam idhtarë i asaj që të dalim me një qëndrim të kryesisë”, ka thënë Shala për Front Online.

Shala është shprehur se si parti do mendojnë për të ardhmen e vendit rreth kësaj çështjeje të votimit apo jo të Osmanit për presidente, pa treguar se a do ta votojnë apo jo.

“Sa i përket të tjerave, Vjosa Osmani është kandidate potenciale por kushdo që do të jetë kandidat ne do të mendojmë për të ardhmen e Kosovës në rend të parë”, ka thënë ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ardian Shala është shprehur më tutje se LDK-ja nuk duhet ta bllokojë këtë proces por se sipas tij Kryesia do të dalë me një qëndrim zyrtar.

“Nuk jam idhtarë i asaj që të bëjmë bllokada. Por, mbetet me u pa qëndrimi i Kryesisë edhe besoj që duhet të mbajmë ndonjë takim që të kemi një qëndrim më të saktë për hapat e mëtutjeshëm” është shprehur ai.

Ish-bashkëpartiaku, Adrian Shala ka thënë se Vjosa Osmani ka merita në LDK dhe ka respekt për të por që qëndrimin e marrin si subjekt politik.

“Nëse flasim për zonjën Vjosa Osmani kam vetëm respekt për të është, zonjë ka mbështetjen ka pasur gjithmonë edhe sa ka qenë në LDK, është njeri që ka merita por këtu jemi duke folur për një subjekt politik dhe qëndrimin e mbajmë si subjekt politik”, ka thënë Shala.

Aktualisht pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit është duke e mbajtur kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual./Front Online/

Më Shumë

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit