Shpëtohen disa persona të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar disa persona që kishin mbetur të ngujuar në borë në Bjeshkët e Zhurit.

Ata ishin nisur në këmbë rrugës malore, por kishin hasur vështirësi për të arritur në Zhur dhe ishin ngujuar. Policia e Kosovës kishte marrë informatën të hënën se dy perosna kanë mbetur të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit.

“Menjëherë Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkimit dhe shpëtimit të këtyre personave dhe ka arritur që përmes kontaktit me ta të kuptojë se janë gjithsej katër persona që janë larg dhe kanë vështirësi. Nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Vërmicë janë angazhuar dy automjete, një moto-sajë dhe katër zyrtarë policorë. Pas disa orë kërkimi nga Policia është arritur kontakti fizik me personat e mbetur në mal, për të arritur pastaj në Zhur. Rreth orës 16:00 të njëjtën ditë, duke ndier veten në gjendje të mirë dhe pa pasur nevojë për ndonjë trajtim mjekësor personat në fjalë janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit