11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Paraqiten 17 raste të reja me koronavirus në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, shkruan PrizrenPress

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 93.655./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Lajmet e Fundit