8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Nxënësit deri në klasën e pestë do t’u kthehen shkollave nga java e ardhshme

Edhe pse fillimisht u tha se vetëm çerdhet do të vazhdojnë punën sikur deri tash, pas mbylljes së re si pasojë e masave anti-COVID, në një njoftim për media të Ministrisë së Arsimit, të mërkurën, është bërë e ditur se pos çerdheve e kopshteve, edhe klasat përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore dhe klasat 1 deri 5 do të vazhdojnë mësimin me praninë fizike të nxënësve në institucione nga data 12 prill.

Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online.

Kjo është thënë në një diskutim të ministres Arbërie Nagavci me drejtorët e Arsimit nëpër Komunat e Kosovës i ka njoftuar ata për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, duke iu referuar vendimit të fundit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID.

Bëhet e ditur se në këtë diskutim, komunat kanë shprehur shqetësimin për tërheqjen e mjeteve nga buxheti i komunave prej përmbaruesve privat, duke u thirrur në obligime të Kontratës Kolektive.

Në komunikatë thuhet po ashtu se shqetësim tjetër është që DKA-të, nuk po arrijnë të kryejnë obligimet e parapara sipas Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, ku ndër të tjera përfshihet edhe mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Sipas MASHT-it, kjo pasi buxhetin prej 5 milion euro, qeveria e kaluar e ka shfrytëzuar për pagesën shtesë të mësimdhënësve.

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit