10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

“Vladimir Putini mund të shkaktojë nisjen e luftës në Evropë”

Vladimir Putin po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan.

Michael McFaul, i cili ka punuar si ambasadori amerikan në Rusi në periudhën 2012-2014, kur Putin aneksoi Krimenë, tha se Presidenti rus po teston SHBA-në me spektaklin e forcës që po nervozon Evropën.

ShBA-ja ka administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19
Sipas tij, kjo luftë nervash mund të kthehet shumë shpejt në luftë të mirëfilltë. McFaul thotë se luftën do ta niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me pretekstin se po “liron” rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, që i konsideron shtetas të saj.

“Nëse kjo ndodh, qeveria dhe ushtria ukrainase do të përgjigjej, pa dyshim. Në këtë mënyrë, do të kishim një luftë në Evropë mes dy ushtrive të jashtëzakonshme”, tha ish-ambasadori.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka kërkuar Putinit që të bisedojnë për këtë grumbullim trupash në kufi, por ende nuk ka marrë përgjigje. Këtë javë, Zelenskiy do të udhëtojë në Paris për të diskutuar tensionet në rritje me aleatët evropianë.

Më Shumë

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit