13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Nagavci: Mësimi sot filloi pa pengesa, për javën e ardhshme do të vendoset sipas rekomandimeve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në këtë formë të mësimit do të vazhdohet këtë javë, ndërsa për javën e ardhshme do të merret vendimi varësisht si do të jenë rekomandimet nga organet kompetente.

Nxënësit sot i janë rikthyer mësimit pas pushimit njëjavor, ndërsa për shkak të pandemisë COVID-19 klasat nga IV deri XII do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga I deri V janë rikthyer në bankat shkollore.

Nagavci me këtë rast në një konferencë për media tha se ky vit me pandeminë nuk ka qenë i lehtë.

“Në këtë formë për këto nivele të shkollimit do të vazhdohet në këtë javë. Sigurisht se ne do të përcjellim si do të shkojë situata me pandeminë dhe për javën e ardhshme do të merret vendimi varësisht si do të jenë rekomandimet nga organet kompetente dhe në dakordim me drejtoritë komunale, varësisht prej rrethanave specifike në secilën komunë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja e Arsimit tha se është e vetëdijshme për sfidat që i kanë mësimdhënësit për organizimin e mësimit online, por sipas saj, me angazhimin e të gjithëve do të arrihet më e mira e mundshme.

“….Megjithatë, mësimdhënësit e prindërit e kanë barrën më të rëndë në këtë proces të mësimit në mënyrë virtuale, duhet shumë punë, duhet bashkëpunim e angazhim nga të dyja palët e që shpresoj se nuk do të mungojë…”.

Nagavci tha se komunat kanë raportuar se është kryer dezinfektimi i të gjitha shkollave dhe sa i përket pajisjeve teknologjike komuna ka marrë masat.

Ministrja e Arsimit ka folur edhe sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, duke thënë se do të trajtohet me prioritet.

Më Shumë

FBK pritet që vendimin për ndeshjen Ponte Prizreni – Peja ta merr nesër

Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë, ku ndodhi një përleshje e madhe. Kjo ishte ndeshja e pestë gjysmëfinale, pasi...

Edhe Rahoveci barazon serinë e gjysmëfinaleve ndaj Yllit

  Rahoveci ka barazuar në 2 mw 2 serinë ndaj Yllit. Rahovecianët fituan me rezultat 65:68. Fitorja e sotme e vreshtarëve e detyron Yllin të udhëtojë në...

Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona dje në rrugën “Shkëndija” në Suharekë. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të...

Petrit Hoxhaj jep dorëheqje nga LDK-ja

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik. Ai, në një postim në Facebook, ka numëruar arsyet...

Zafir Berisha iu kthehet punëve të fshatit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, iu është kthyer punëve të fshatit. Berisha ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, përmes...

Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rrezikshmërinë e vendeve nga COVID-19. Sipas raportimit të gazetës zvicerane...

Qyteti i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor në vlerë 600 mijë eurove

KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë. Kjo është...

Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar...

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën....

Tea tregon se kush ishte simpatia e saj e parë!

Konkurentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram. Dikush nga ta ka qenë kuriozë të dije se...

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 2 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet me Covid dhe humb jetën

Një grua në Nabraska, edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ka humbur jetën nga Covid Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve...

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person. Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i...

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte...

Messi i afrohet rekordit të Maradonës

Goli nga gjuajtja e lirë e Lionel Messi kundër Valencias të dielën ishte i 50-ti me fanellën e Barcelonës. Ai gjeti rrjetën kundër Jasper...

Lajmet e Fundit