1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Haskuka: Partitë politike në Prizren duan trajtim preferencial mbi ligjin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se partitë politike në Prizren, në vend se të mundohen për aplikim të ligjit për të gjithë në mënyrë të njëjtë, po duan të kenë një trajtim preferencial mbi Ligjin për partitë politike. Haskuka ka deklaruar në “Interaktiv” të KTV-së se largimi i partive politike në Prizren nga zyrat e tyre është bërë pasi atyre u ka skaduar kontrata për shfrytëzim të këtyre hapësirave publike.

Ai ka thënë se ka pritur që t’u kalojë afati kontratave të të gjitha partive e pastaj të kërkojë nga ato që t’i lëshojnë ato.

“Për mos të pasur politizim të çështjes, unë kam pritur që të gjitha partive t’u kalojnë kontrata dhe pastaj më kërkuan që shkaku pandemisë të shtyhet kjo. Në mars erdhën partitë politike dhe kërkuan që pas pandemisë të kalojnë në zyrat tjera, por nuk e bënë këtë dhe kaluan më shumë se një vitit prej atyre vendimeve. Është për keqardhje që partitë politike në vend se të mundohen për aplikim të ligjit mundohen të kenë një trajtim preferencial mbi ligjin për partitë politike”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, asamblistët e partive të tjera në Prizren po i pengojnë shumë procese të rëndësishme për qytetarët e Prizrenit.

“Edhe vendimet shumë të rëndësishme për Komunën nuk kanë kaluar. Ne kemi më shumë se një vit e gjysmë që po mundohemi të kalojmë Komisionin për drejtorë të shkollave dhe më pas më kritikojnë se po caktoj ushtrues detyre nëpër shkolla. Me këtë po e humbin edhe atë besim që ua kanë dhënë qytetarët pasi i kanë zgjedhur si asamblistë, por ata po punojnë kundër interesave të qytetarëve të Prizrenit dhe jo kundër meje”, është shprehur Haskuka.

Më Shumë

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Rrjetat në Suharekë mbeten të paprekura

Ndeshja në mes të Suharekës dhe Ferizajt përfundoi pa fitues. 0:0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj loje, të vlefshme për javën e 14-të të...

Lajmet e Fundit