-0.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e anëtarit të trupit gjykues, Nazim Vllaqo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e gjykatësit, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha bëri të ditur se i njëjti nuk mund të jetë prezent në gjykatë për shkaqe shëndetësore.

Në këto rrethana, seanca e së premtes u shty për 18 qershor 2021, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se prej 7 nëntorit 2014 e deri më 18 maj 2016, në cilësinë e personit zyrtar dhe atë si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër, nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit” në Prizren, por i njëjti nuk ndërmerr veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me ligjin për ndërtim, planin zhvillimor urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjell përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

100 familje në nevojë përfitojnë ndihma ushqimore nga Komuna e Prizrenit dhe “Islamic Relief Kosova”

Komuna e Prizrenit, në bashkëfinancim me organizatën humanitare "Islamic Relief Kosova," ka shpërndarë pako ushqimore për 100 familje me asistencë sociale. Sipas komunës, ky...

Vdes Sam Moore ikona e soul-it

Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq...

Lajmet e Fundit