Sonte përcaktohen gjysmëfinalistet

Sonte (e premte) do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll dhe kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Klasikja e basketbollit të Kosovës në mes të Pejës dhe Sigal Prishtinës do ta përcaktojë gjysmëfinalistin e parë. Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit 93:92.

Në gjysmëfinale i pret Ponte Prizreni, që e përfundoi kampionatin në vendin e parë. Çerekfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Në sfidën e parë fituan prizrenasit pas vazhdimeve 79:94, ndërsa në përballjen e dytë fituan therandasit 76:89. Kush fiton të premten do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, që përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë.

Të premten takohen:

17:00 Peja – Sigal Prishtina (1:1)

20:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi (1:1)

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit