10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Juventus-i vendos, Allegri do të kthehet

Pirlo nuk do të vazhdojë te Juventus-i sezonin e ardhshëm, edhe nëse bardhezinjtë arrijnë kualifikimin në Champions.

Forma e dobët, të cilën ka kaluar klubi gjatë gjithë këtij sezoni, e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e Pirlo-s në stolin e “Allianz Stadium”-it.

Pas nëntë viteve me radhë si kampionë të Serisë A, Juventus-i këtë sezon rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions, kur kanë ngelur dhe pesë javë deri në fund.

Duke parë situatën dhe paraqitjet e luhatshme që bardhezinjtë kanë shfaqur këtë sezon, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin epokën “Pirlo”.

Epokë që zgjati vetëm një vit.

I riu do të jetë dikush i vjetër, dikush nga e kaluara. Massimiliano Allegri do të kthehet përsëri në krye të Juventus-it.

Andrea Agnelli thotë që ka ardhur koha që ky klub të kthehet te fitoret dhe zgjidhja më e mirë është Allegri.

Për rikthimin e tij, Allegri do të kërkojë mbështetje të madhe në merkato për përforcimin e skuadrës.

Por, synimi i të dy palëve është një: kthimi i Juventus-it në krye.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Lajmet e Fundit