Më 11 maj fillojnë dëgjimet publike në Prizren për kornizën afatmesme buxhetore

Komuna e Prizrenit do të organizojë katër dëgjime publike lidhur me kornizën afatmesme buxhetore 2022-2024, ku do të merren propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Këto dëgjime do të organizohen me pjesëmarrje të kufizuar fizike, për shkak të situatës pandemike, ndërkaq për të mundësuar sa më shumë pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje, këto dëgjime do të organizohen edhe në formën “online” përmes aplikacionit Zoom.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Lajmet e Fundit