Penza shpallet kampione në Prizren

Skuadra e Penzës e ka fituar ndeshjen e pestë finale ndaj Bashkimit për ta fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave në basketboll.

Në ndeshjen e pestë të serisë finale të luajtur në palestrën “Sezai Surroi”, Penza ka triumfuar me shifrat 77:63.

Për Penzën, kjo ishte fitorja e tretë në serinë finale ndaj Bashkimit që e konfirmoi kampione për sezonin 2020/21. Për Penzën, ky është titulli i parë pas sezonit 2016/17 dhe i katërti i pasluftës. Amerikania Gabrielle Cooper ka udhëhequr Penzën drejt këtij suksesi.

Cooper ndeshjen e mbylli me 20 pikë të shënuara, e përcjellë nga Valbona Bytyqi (15), Arbnore Përquku (14) e Ashlie Howell (12 pikë, 14 kërcime) Në anën tjetër, te Bashkimi u veçuan Aisha Balarabe me 23 pikë e 17 kërcime duke lënë pas vetes Irma Konjushën (16) e Saranda Dacin (10 pikë, 12 kërcime).

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit