10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Trajneri i Ponte Prizrenit: Në emër të klubit shpreh keqardhje për dhunën

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dënuar dhunën që ndodhi sot në përballje me Pejën.

“Në emër të klubit Ponte Prizreni  shpreh keqardhje për atë që ka ndodhur. Nuk do të doja që gjëra të tilla të ndodhin. Ndoshta pesha e ndeshjes ka qenë e madhe dhe ekipet nuk kanë mundur t’i ruajnë nervat. Nuk është mirë që ka ndodhur”, është shprehur Rifati, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi pasur mikpritje të mirë në Pejë dhe reciproke ka qenë edhe në Prizren në katër ndeshjet e para. Kjo nuk është në të mirë të sportit. Çdo kush duhet të ndjejë keqardhje sikurse unë që e dënoj këtë akt. Duhet mobilizim për një zgjidhje, sepse kjo nuk është boks, është basketboll”.

Rifati ka thënë se sikur t’i zhvillonin mijëra ndeshje nuk do të donte që të ngjante ajo që ka ngjarë këtë të martë.

Nga dhuna e shfaqur në palestër nga ana e Ponte Prizrenit kanë pësuar lëndime fizike tre veta.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Ismajl Kryeziu në Prizren

Me homazhe u përkujtua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu - Komandant Shpendi, ku u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij gjatë...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit