Arrestohen dy persona në fshatrat Mleqan dhe Gullboc të Malishevës, dyshohen për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar dy persona në fshatrat Mleqan dhe Gullboc të Komunës së Malishevës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Lajmi u bë i ditur në raportin 24 orësh të PK-së, ku thuhet se arrestimi ka ndodhur të enjten.

Sipas raportit, te i arrestuari i parë, gjatë kontrollimit të lokalit të tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, dhe 159 fishekë, ndërsa te i arrestuari i dytë, gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur një armë zjarri AK-47 me 15 fishek.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit