8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

WBO prish planet për meçin e shekullit: Anthony Joshua urdhërohet të luftojë ndaj Oleksandr Usyk

Anthony Joshua është urdhëruar nga WBO që të mbrojë titullin e kampionit kundër Oleksandr Usyk në luftën e tij të radhës.

Tani palët kanë 10 ditë kohë (deri më 31 maj) për të arritur një marrëveshje

Promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn kishte kërkuar kohë deri të hënën më 24 maj, por u refuzua nga ekipi i ukrainasit.

Përballja e shumëpërfolur e vitit mes Joshua dhe Tyson Furyt në Arabinë Saudite me shumë gjasë nuk do të ndodh, pasi meçi me Usyk është i radhës për AJ.

WBO i kishte dhënë Joshuas 48 orë kohë, deri të premten më 21 maj, për të shpëtuar luftën e tij me Fury, përndryshe ai do të urdhërohej të ndeshej me Usyk.

Joshua mban rripat në IBF, WBA dhe WBO, por plani i tij ishte të takohet edhe me kampionin e WBC, që mbahet nga Fury, por edhe ky i fundit do të duhet të luftojë për herë të tretë me Deontay Wilder para 15 shtatorit.

Wilder e ka bërë të qartë se ai nuk do të pranojë të largohet.

Në anën tjetër Usyk është i pamposhtur me 18 fitore, me meçet  e fundit të fituara ndaj Tony Bellew dhe Derek Chisora. /Telegrafi/

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Lajmet e Fundit