Buffon, në qendër të merkatos verore

Gianluigi Buffon njoftoi disa ditë më parë se ky do të jetë sezoni i fundit me Juventus-in. Ndërsa, gardiani i portës është në mëdyshje për vazhdimin e karrierës apo tërheqjen nga futbolli, disa klube kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij.

43-vjeçari është në aventurën e tij të dytë te Juventus-i, pasi në 2018 u largua në drejtim të PSG-së, ku pas një viti u rikthye përsëri.

Javët e fundit ka pasur shumë zëra në lidhje me destinacionin e ri të Buffon-it. Në skenë kanë dalë disa ekipe me emër si Milan-i, Roma dhe Boca Juniors-i.

La Gazetta dello Sport raporton se së fundmi Monza e Silvio Berlusconi-t dhe e drejtuar nga Adriano Galliani ka shfaqur interes për portierin. Ata po krijojnë një projekt ambicioz dhe këtë sezon arritën deri në play-off për ngjitjen në Serinë A, por u mposhtën nga Cittadela.

Tuttosport gjithashtu raporton edhe disa ekipe të tjera që interesohen për shërbimet e Buffon-it: Parma, Gallatasaray, Olympiacos dhe Porto.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit