Hapja e sallave të dasmave e heqja e orës policore – Vitia sot vendos për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë një takim virtual me kryetarët e Komunave të mërkurën në orën 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCOVID.

“Po, e konfirmoj takimin e së mërkurës. Do të diskutojmë rreth masave të reja antiCOVID”, ka thënë Ibrahimi për Sinjalin.

Po ashtu, Vitia do të takohet edhe me Shoqatën e Hotelerisë dhe Turizmit, ku do të diskutohet hapja e sallave të dasmave.

 

Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT-ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe masat pritet të lirohen që nga data 26 maj.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit