12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

BE-ja ndan 50 milionë euro kredi për Kosovën për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro kredi për Kosovën në kuadër të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Toma?s? Szunyog duke shtuar se kjo është pjesa e dytë e vlerës prej 100 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Komisioni Evropian sot ka shpërndarë 50 milionë euro si kredi në kuadër të Ndihmës Makrofiskale. Tashmë 50 milionë euro janë distribuar në Kosovë, që është totali prej 100 milionë euro. Kjo tregon se BE-ja vazhdon ta mbështet Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet në Kosovë që të zbatojmë politikat për rikthimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, shkruan Szunyog.

KE-ja në kuadër të kësaj ndihme ka ndarë 300 milionë euro për Tunizinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia COVID-19.

Ndryshe, Kosova në muajin korrik të vitit të kaluar kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BE-në për një kredi prej 100 milionë euro.

Afati i kthimit të kësaj kredie është 15 vite. /Telegrafi/

Më Shumë

Me pizhame në mes të flakëve – Nëna shpëton familjen nga zjarri në Savrovë

Në orët e para të mëngjesit, në kohën kur e gjithë familja ishte në gjumë, zjarri ka kapluar një shtëpi në fshatin Savrorë të...

Agjencia e Antidopingut demanton zyrtarisht spekulimet për Green

Agjencia e Antidopingut për Kosovë (KosADA), ka konfirmuar zyrtarisht se zërat për që e lidhnin lojtari e Bashkimit – Wendell Green me doping pozitiv,...

Lajmet e Fundit