19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

DW: Skandali mafioz që përfshin Erdoganin në shitje të paligjshme armësh

Shefi i mafies’ turke Sedat Peker, ka bërë deklarat të forta, sipas të cilave presidenti turk është përfshirë në shitjen e paligjshme të armëve.

I ashtuquajturi “bos mafioz” Sadat Packer ka postuar shumë video në YouTube. Gjithçka u bë virale dhe pushtoi titujt e shtypit turk. Akuzat ndaj politikanëve të partisë në pushtet janë të panumërta:komplot vrasje dhe përdhunime, përfshirje në trafikun e drogës, abuzime të pushtetit dhe shumë akuza tjera, raporton Deutsche Welle.

Sigurisht, 49-vjeçari Sedat Peker nuk është i panjohur për opinionin publik turk. Ai konsiderohet protagonist i botës së krimit , ai është ulur shumë herë në karrigen e të akuzuarit për vrasje apo vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa është dënuar për “themelimin e një organizate kriminale”. Në vitin 2020 ai u arratis nga Turqia me një destinacion në Ballkan, ndërsa sot ai pretendon se jeton në Dubai.

Në videon e tij të fundit, Packer pretendon se në vitin 2014, qeveria turke, në kundërshtim me ligjin, furnizoi me armë grupin paraushtarak islamik Al Nusra, i cili po lufton në Siri kundër regjimit të Asadit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste.
Ai po përpiqet të mbështesë akuzat me dëshminë e tij personale, duke thënë se ishte në kontakt me zyrtarë qeveritarë në atë kohë, të cilët i kërkuan atij që të furnizonte me armë rebelët turq në Sirinë veriore. Por, sipas Peker, disa kamionë që kishin hyrë në Siri të ngarkuar me armë dhe municion ndryshuan destinacionin e tyre dhe nuk shkuan te guerilasit turq, por te Al Nusra.

“Kryemafia” pretendon se i gjithë operacioni u vendos nga kompania private SADAT, e cila është e specializuar në pajisjet ushtarake dhe teknologjinë e sigurisë, ndërsa konsiderohet një mik i afërt me Erdoganin.

Themeluesi i SADAT është ish-këshilltari i sigurisë së Erdogan, Adnan Tenriverdi. Sidoqoftë, vetë SADAT i mohon këto pretendime. E megjithatë, ajo që po thotë Peker po fiton rëndësi, pasi skenarë kanë qarkulluar në Turqi për një kohë të gjatë në lidhje me përfshirjen e mundshme të Ankarasë në shitjen e armëve në organizatat islamike.
Image

© SYRI.net

Më Shumë

Mushtisht: Arrestohet i dyshuari për dëmtim dhe vjedhje të kamerave të sigurisë

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, është raportuar një rast i dëmtimit dhe vjedhjes së pajisjeve të sigurisë. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar,...

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Lajmet e Fundit