19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Suharekë:Shtyhet gjykimi për vjedhje të rëndë, mungojnë i akuzuari, avokati dhe dëshmitari

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Dardan Rexhepi, avokatit të tij Fanol Krasniqi dhe dëshmitarit Rasim Sopaj, ishin shkaqet që bënë që seanca e caktuar për të hënën të shtyhet.

Gjykatësi Lavdim Bajraktari tha se asnjëri nga të lartpërmendurit nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, pavarësisht faktit se të tre janë ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësi bëri të ditur se ndaj të akuzuarit Rexhepi dhe dëshmitarit Sopaj do të lëshojë urdhëresë për shoqërim nga policia.

Ndërkaq, seancën e radhës e ka caktuar për 7 korrik, në ora 09:00.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Besim Susuri.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 7 dhjetor 2017, Dardan Rexhepi po akuzohet se më 6 mars 2014, rreth orës 21:40, në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, vjedh në repetitorin (antenën) e kompanisë së telefonisë “Vala”.

Sipas aktit akuzues, i njëjti duke shfrytëzuar mosprezencën e të dëmtuarit, me forcë hap kontejnerin, hyn brenda dhe nga aty merr katër bateri të kuadrit transmetues me kapacitet 100 ah 12V, si dhe 700 litra naftë.

Me ketë veprim, Rexhepi akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Lajmet e Fundit