Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas MAShTI-t, 57.1 për qind e nxënësve e kanë përfunduar me sukses këtë test.

Këto rezultate janë shpërndara në të gjitha shkollat fillore të vendit.

Rreth 24 mijë nxënës i janë nënshtruar këtij testi më 28 maj të këtij viti.

“Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në Test është 57.1 për qind. Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2 mijë e 200 administrues”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit