Mblidhen nënshkrimet e mjaftueshme, projektligji për faljen e gjobave dorëzohet gjatë javës në Kuvend

Partia Socialdemokrate ka arritur t’i mbledhë 10 mijë nënshkrime për peticionin për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Kësisoj, ata kanë bërë të ditur se projektligji për faljen e 200 mijë gjobave ndaj qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të dorëzohet gjatë javës në Kuvend.

Postimi i plotë:

Ky është projektligji për faljen e gjobave të pandemisë. Projektligji mori mbështetjen e 10 128 qytetarëve përmes peticionit. Gjatë kësaj jave i njëjti do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend.

Faleminderit secilit që ka nënshkruar! Faleminderit secilit që ka ndihmuar!

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit