5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Kush mund të ankohet për shkarkimin e Dakës në Kushtetuese? Flet ish-gjyqtari i Gjykatës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Valdete Daka ka të drejtë ankese në këtë Gjykatë, lidhur me vendimin e marrë nga presidentja e vendit Vjosa Osmani për shkarkimin e saj nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Kryeziu theksoi se përveç Dakës, të drejtë ankese kanë edhe disa persona të tjerë.

“Znj Daka ka të drejtë që të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse i është shkelur një e drejtë. Palët e autorizuara për ankesë në Kushtetuese, ka presidenti, qeveria, deputetët, Avokati i Popullit, apo edhe individët. Ankesa nga këta të fundit është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal” në T7.

Më tutje ai foli edhe për atë se çfarë ndodh me presidenten në rast se vendimi për shkarkimin e Dakës shpallet antikushtetues.

“Nëse ajo ka bërë shkelje kushtetuese, Gjykata do të marrë një vendim dhe gjendja do të rikthehet ku ka qenë. Me presidenten atëherë, nuk konsiderohet nëse ka bëtë shkelje të rëndë. Ajo mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rëndë. Në këtë rast ajo nuk ka bërë shkelje të rëndë”, ka thënë

Më Shumë

Alexis Mead, ylli i finales

Basketbollistja e KBF Bashkimit, Alexis Mead, u shpall MVP e Kupës së Kosovës, duke udhëhequr skuadrën drejt triumfit me një paraqitje vendimtare në finale,...

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Lajmet e Fundit