Artan Abrashi (VV): Implementimi i Asociacionit do të ishte fatal për Kosovën

“Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia që për fat të keq e ka pranuar edhe klasa politike në Kosovës. Implementimi i një strukture të tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën. Dihet synimi asociacionit dhe prandaj është i papranueshëm. Nuk do të zbatohet. Krijimi i një pushteti të tretë do të ishte fatal”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.

Ai në Rubikon ka theksuar se kërkesa për themelimin e këtij asociacioni zë fill tek procesi i decentralizimit i bërë shumë vjet më parë.

“Nuk mund të pranojmë asnjë ide të përfshirjes së entiteteve që kanë karakter njëetnik. Ne kundërshtonim idenë e decentralizimit që synim ka pasë plotësimin e kërkesave të komunitetit serbe këtu”.

“Kritika jonë për decentralizimin etnik ka qenë se nuk duhet të bëhet mbi baza entike dhe se nga kjo mund të del diccka tjetër. Parashikimet tona të çmendura sot janë realitet. Asociacioni është faza e dytë të një ideje që ka arrdhur nga decentralizimi etnik”

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit