22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Gjendja e sigurisë në shkollat e Prizrenit vlerësohet e mirë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për vitin 2021.

Mbledhja u mbajt nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ku fillimisht u miratua rendi i ditës dhe plani i punës së KKSB-së për vitin 2021.

Mbledhja ka vazhduar me raportin e Policisë së Kosovës, për periudhën janar-prill 202l, ku u njoftua se situata e përgjithshme në vend është e qetë. Me këtë rast u prezantuan raportet me të dhënat statistikore për raste të ndryshme nga Stacioni Policor në Jug, Stacioni Policor në Veri, nga vija e gjelbër dhe nga pika e kalimit kufitar në Vërmicë.

Më pas u vazhdua me temën “Vlerësimi i sigurisë në shkolla”, ku zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se gjendja e sigurisë nëpër shkolla është e mirë në përgjithësi, falë bashkëpunimit me policinë.

Gjatë kësaj pike të rendit të ditës, kryetari Haskuka ka njoftuar se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit ka realizuar pilot-projektin “Monitorimi dhe vlerësimi i nevojave të shkollës”, ku janë përfshirë nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe prindërit e pesë shkollave të ndryshme fillore dhe të mesme të ulëta.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, Haskuka ka bërë me dije se nxënësit kanë shprehur se ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur në ambientet shkollore dhe se 71 për qind e nxënësve janë të kënaqur me qasjen e shkollës (drejtorit, mësimdhënësit dhe stafit të shkollës) ndaj tyre.

Haskuka ka theksuar se problemet që paraqiten zakonisht po ndodhin në ambientet jashtë shkollës, përkatësisht gjatë rrugës nga shkolla për në shtëpi, me ç’rast ka kërkuar rritjen e patrullimeve policore gjatë orareve të daljes nga shkolla.

Në vazhdim, drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj ka njoftuar se tanimë Shërbimit Zjarrfikës të Komunës së Prizrenit i janë shtuar edhe 31 zjarrfikës të rinj, duke rritur numrin e punëtorëve të këtij shërbimi në 55.

Ai ka bërë me dije se së shpejti do të hapen edhe tre nënstacione të reja, përkatësisht në Zhur, Zhupë dhe në Reçanë.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit