Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy automjeteve të përfshira në aksident.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se aksidenti mes dy automjeteve ka ndodhur në orën 18:18 në Rrugën ‘Tahir Sinani’.

“Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy vozitësit e automjeteve të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, tha Osmanollaj.

Ai tha se rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal në Prizren./

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit