9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Bordi i Telekomit me vendim: Punëtorët e avancuar pa kritere të kthehen në pozitat e më hershme

Bordi i drejtorëve i Telekomi të Kosovës me anë të një e-maili që i ka dërguar personelit, njofton se ka marr disa vendime që lidhen me punësimet dhe të gjeturat e Zyrës së Auditorit për këtë ndërmarrje.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, thuhet se punësimet e viteve 2018 dhe 2019 që nuk kanë kontrata pune pozitën aktuale të kthehen në kontrata bazë.

“Punësimet e vitit 2018 dhe ato të vitit 2019 të cilët/at janë graduar me vendime dhe nuk kanë kontratë pune për pozitën aktuale të kthehen në kontratën bazë të punës. Në të gjitha të gjeturat e ZKA të vitit 2018 dhe ato të vitit 2019 për lëvizje të stafit të cilët/at kanë kaluar prej njërës gradë/pozitë në gradën/pozitën tjetër me vendime deri në një vendim tjetër, të kthehen në kontratën bazë të punës, përjashtim rasteve të degradimeve. Vendimi është bërë i plotfuqishëm dhe ka hyrë në fuqi nga data 18.06.2021”, thuhet në letër.

Po ashtu, aty thuhet se, të gjithë punëtorët e avancuar pa kritere, të evidentuara nga ZKA-ja do t’i pranojnë vendimet për rikthimin e tyre në kontratat e më hershme.

“Bordi i Drejtorëve së bashku me Menaxhmentin e ri të ndërmarrjes janë të fokusuar që të mos lejojë që një praktikë e tillë e anashkalimit të procedurave ligjore dhe administrative të vazhdojë në të ardhmen dhe po ashtu merr vendim që të gjitha shkeljet e kësaj natyre të ngritura nga Auditori i përgjithshëm në vitin 2018 e në vazhdimësi, të shfuqizohen. Me këtë, vendimet për avancime (ri sistemime) të punonjësve pa bazë juridike të lëshuara nga viti 2018 e tutje, shfuqizohen në datën e plotfuqishmërisë së marrjes së vendimit të Bordit të Drejtorëve, që është data 18.06.2021. Të gjithë punëtorët e avancuar pa kritere, të evidentuara nga ZKA do t’i pranojnë vendimet-njoftimet për rikthimin e tyre në kontratën bazë të punës”, vijon vendimi.

Në fund, letra thotë se, “vendim nuk synon atakimin e përgatitjes profesionale të punonjësve por vetëm paligjshmërinë e avancimeve, do të kujdesemi dhe të sigurohemi që në fazën e radhës, në procesin e ristrukturimit, të vendosim komplet rregullin ligjor të zhvillimit profesional të punonjësve në kushte të barabarta”. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit