120 aplinistë serbë nuk lejohen të vizitojnë Malet e Sharrit

Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por edhe nga veriu i vendit, nuk janë lejuar të shkojnë për vizitë në Malet e Sharrit, edhe pse kishin hyrë dje në Kosovë.

Radio Kim shkruan se kryetari i Shoqatës së Alpinizmit “Kopaonik”, Rade Knezeviq, ka deklaruar se ata mbrëmë janë njoftuar nga komandanti i Policisë në Shtërpcë për këtë gjë.

“Kjo është ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës një, komandanti nga Stacioni i Policisë, Dragan Ivanoviq, erdhi dhe na tha se ai kishte marrë një urdhër që ne nuk mund të dilnim për ngjitje në male. Këtë mëngjes, erdhi një urdhër i qartë që ne nuk duhet të lëvizim nga hoteli. Askush nuk na shpjegon asgjë. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem deri më tani, ne u takuam me alpinistë shqiptarë nga Ferizaj, dhe nuk kishte ndonjë problem”, ka thënë Kenezeviq, shkruan Radio Kim

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit