PDK-ja zgjedh sot kryetarin, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.

Konventa do të mbahet nga ora 09:30. Sipas PDK’së, kjo konventë është e ndarë në dy pjesë.Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit