ShBA-ja dorëzon bazën Bagram te forcat afgan

Ushtria amerikane u dorëzoi bazën Bagram forcave afgane të sigurisë, pas gati 20 vjetësh.

Baza, e ndërtuar nga sovjetikët, është struktura më e madhe ushtarake e përdorur nga forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjatë luftës së tyre kundër militantëve talibanë.

“Të gjitha forcat e koalicionit janë larguar nga Bagrami”, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve AFP.

Largimi i tyre mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është afër.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se forcat amerikane do të largohen tërësisht nga ky vend deri më 11 shtator.

Ngjashëm janë zotuar edhe aleatët tjerë të NATO-s.

Më 11 shtator shënohet 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA – ngjarje kjo që ka çuar në ndërhyrjen e huaj në Afganistan. Uashingtoni ka refuzuar të tregojë se kur do të largohen ushtarët e fundit amerikanë nga Afganistani, duke përmendur shqetësimet për sigurinë.

Talibanët, ndërkohë, kanë marrë kontrollin e disa qarqeve, duke shkaktuar frikë për shpërthimin e mundshëm të luftës civile, pas largimit të forcave të huaja./rel/

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit