Vazhdon lyerja e korridoreve të banesave kolektive në Prizren

Komuna e Prizrenit po vazhdon lyerjen e korridoreve të banesave kolektive.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se në këto banesa po krijohet një ambient më të sigurt e më të shëndetshëm për të gjithë banorët.

“Vazhdojnë punimet për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve që jetojnë në banesa kolektive, duke renovuar kulmet e tyre dhe së fundmi duke bërë edhe lyerjen e korridoreve”, shkruan Haskuka.

“Aplikimet për projektin e lyerjes së korridoreve tanimë kanë përfunduar, ndërkaq me punimet që po realizohen tanimë në këto banesa po krijohet një ambient më të sigurt e më të shëndetshëm për të gjithë banorët”.

“Falënderoj Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor për punën që po e kryen në këto banesa, ku me dekada nuk ka pasur asnjë investim!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Lajmet e Fundit