Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, u kap me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi në veturën që po hynte në pikën kufitare të Vërmicës, i është gjetur një armë e tipit TT dhe 7 karikator.

I dyshuari SH.C., lindur në vitin 1965, është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është dërguar në qendrën e ndalimit.

Komunikata

Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.

Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Përsoni i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit