Haskuka: Edhe sot u vërtetua dyfytyrësia e opozitës në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur dyfytyrësh kuvendarët e opozitës në Kuvend.

“Sot edhe njëherë u vërtetua dyfytyrësia e asamblistëve opozitarë në Prizren!”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Të votosh kundër “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit” është të votosh kundër funksionalizimit të Parkut të Biznesit, pra të jesh kundër zhvillimit të prodhimit vendor, kundër punësimit e kundër rinisë”.

“Nuk e di se si do ta arsyetojnë këta veten përpara qytetarëve të Prizrenit, bizneseve, e sidomos para rinisë që presin zhvillim e punësim!”.

Kuvendarët e opozitës nuk kanë votuar sot asnjë pikë të rendit të ditës të Kuvendit Komunal.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit