16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së katërt të Kuvendit Komunal në Prizren

Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së katërt të Kuvendit Komunal, që ishte thirrur për datën 01.07.2021, ku u shqyrtuan këto pika të mbetura të rendit të ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prizrenit;
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në shqyrtim publik të ndryshimit dhe plotësimit-riparcializimit të Planit Rregullues Urban (tani të hollësishëm) konform vendimit Nr.001-001-82542, të datës 31 maj 2018, mbi Ndryshimin dhe Plotësimin-Riparcializimin e Planit Rregullues Urban (tani të hollësishëm) për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë (të mesme dhe të vogël) – “Parku i Biznesit” , e cila gjenden në kuadër të Vendimit Nr.01/011-2340, të datës 29.02.2012;
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022.
Pas diskutimeve nga ana e kuvendarëve, pika për “shqyrtimin dhe miratimin e Draft – Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”, u tërhoq nga rendi i ditës nga drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, si propozues i pikës.
Ndërkaq dy pikat tjera të rendit të ditës nuk u miratuan.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit