7.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Latifi flet nga Kroacia: Trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sapo janë liruar 26 pacientë mga spitali në Kroaci, teksa pritet dhe 15 të tjerë të lirohen nesër.

Tutje ai ka njoftuar se dy nga të lënduarit kanë lëndime më serioze, por spitali ku po qëndrojnë, sipas tij, ka bërë organizim shumë të mirë dhe asnjë nga pacientët nuk ka vdekur në spital.

26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime te gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile…Ka falënderuar drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha Latifi për T7.

Numri i të lënduarve është 45, shpresojmë të mos kemi ndonjë lajm të keq nga ndonjëri i të lënduarve…Kemi dy të lënduar nga Kramoviku i Rahovecit, janë nënë e bijë, dhe kemi dy viktima. Është dhimbje e madhe e cila na ka goditur të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje kryetari ka thënë se kthimi i trupave të pajetë mund të bëhet gjatë ditës së sotme.

Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”, përfundoi Latifi

Më Shumë

Hamza në Rahovec: Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit. Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe...

Në Krushë të Madhe përfundon renovimi i QMF-së

Ka përfunduar renovimi i hapësirave të brendshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, përcjell PrizrenPress. Pas këtij...

Lajmet e Fundit