20.6 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Komuna e Prizrenit lejon shfrytëzimin e kundërligjshëm të dy tregjeve

Dy tregje në komunën e Prizrenit janë shfrytëzuar pa kontratë që nga viti 2013 dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e këtyre tregjeve.

Sipas gjetjeve të auditorit këto tregje janë “B. Curri “dhe “Qylhani”.

Sipas Auditorit, Komuna me datën 1 gusht 2001 ka bërë Marrëveshje mbi Koncesionin për tregjet “B. Curri “dhe “Qylhani” me kohëzgjatje për 10 vite, deri më datën 1 gusht 2011, nga kjo datë kanë bërë Aneks kontratë për një periudhë dy vjeçare deri më  1 gush 2013, duke u bazuar mbi kushtet e marrëveshjeve fillestare dhe duke cekur se kjo kontratë nuk mund të vazhdohet më tutje.

 

 

Në raport po ashtu bëhet e ditur se nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave ishte vendosur që të ngarkohen me tarifë deri në vitin 2016. Komuna nga viti 2017 nuk i ka faturuar këta shfrytëzues të pronave, pasi që nuk ka bazë ligjore për ngarkesë, përderisa shfrytëzuesit privat brenda këtyre tregjeve, paguajnë qira për shfrytëzimin e tezgave apo lokaleve që gjinden në treg.

Sipas Auditorit, shkak për këtë është mos implementimi me kohë i kushteve të kontratës me shfrytëzuesit e hapësirave dhe mos ndërmarrja e masave të nevojshme nga ana e komunës.

Në raport thuhet po ashtu se nga viti 2016 tetë parti politike kanë shfrytëzuar pronat-lokalet komunale me çmim prej 1 euro në muaj për lokal. Këto lokale ishin dhënë duke u bazuar në vendimin e asamblesë komunale të datën 29 dhjetor 2005.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të auditimit për vitin 2020 komuna me vendim të Kryetarit ka larguar nga pronat komunale të gjitha partitë politike.

Ky shfrytëzim i tregjeve dhe pronave tjera publike, pa kontrata valide mes komunës dhe shfrytëzuesve të pronës komunale, i shkakton komunës humbje të konsiderueshme financiare.

Kryetari duhet të sigurojë marrjen e masave për largimin e shfrytëzueseve ilegal nga pronat publike, arkëtimin e borxheve dhe më pastaj dhënia e pronës publike me qira të realizohet sipas Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092.

Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092”, neni 23 pika 1 cek: ”Pas përfundimit të afatit të përcaktuar në kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, prona i kthehet komunës”./Kallxo .com/

Më Shumë

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren. Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën...

Lajmet e Fundit