1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Situatë e rënduar nga Covid, në Kosovë mbushen spitalet

Në javët e fundit situata e shkaktuar nga Covid në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme, aq sa në klinikën infektive të Prishtinës nuk ka më shtretër të lirë. Vetëm të enjten, Kosova regjistroi numrin rekord që prej nisjes së pandemisë me 2236 rasteve brenda ditës.

Shtimi i rasteve ka ngarkuar spitalet ku trajtohen të infektuarit, me simptoma të rënduara. Po të enjten, numri i personave të shtruar në spitale, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë është 527 persona.

Infektologu Izet Sadiku, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se nga 110 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, rreth 90 për qind e tyre janë me oksigjeno-terapi dhe shumica janë të pavaksinuar.

“Edhe pse është një kohë e shkurtër që ka filluar kjo vala e fundit, por përshtypjet tona janë që për këtë kohë të shkurtër, format klinike janë më të rënda sesa që kanë qenë në faza tjera. Prandaj për këtë po ju bëjmë apel njerëzve t’i respektojnë masat, të mbajnë distancë, të mos grumbullohen pa nevojë. Dhe njëkohësit të iu krijohen mundësitë që të vaksinohen sa më shumë për arsye se vaksina është mjeti kryesor për parandalimin e sëmundjes”, tha Sadiku.

Studime të shumta kanë treguar se vaksinimi kundër COVID-19 ul gjasat që personat e vaksinuar të infektohen me coronavirus, por ata që infektohen me Delta pas vaksinimit, kanë tendencë ta shpërndajnë virusin sikurse personat e pavaksinuar. Poashtu, personat e vaksinuar, që infektoheshin me virus, kanë simptoma më të buta të sëmundjes dhe e kalonjnë më shpejt atë.

Deri më 19 gusht, Kosova ka administruar mbi 644 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht, janë mbi 221 mijë persona. Për shkak të përkeqësimit të situatës, nga e premtja në Kosovë hyjnë në fuqi masa te reja kufizuese kundër pandemisë.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Lajmet e Fundit