7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Prizreni i reformave administrative

Është përmbyllur projekti me IFC/Bankën Botërore ‘Klima e Investimeve në Kosovë’, të implementuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit, e cila ka mundësuar thjeshtimin e 2/3 e procedurave administrative në Komunën e Prizrenit dhe eliminimin e atyre që nuk kanë bazë ligjore.

Kryetari i Prizrenit, Myther Haskuka tha se sipas kalkulimeve, gjitha këto reforma çojnë në kursime të kostos (para dhe kohë) për bizneset dhe qytetarët për rreth 1.5 milionë euro në vit.

“Po ashtu, nëpërmjet këtij projekti, Komuna e Prizrenit është bërë Komuna e parë që lanson regjistrin elektronik të procedurave administrative në platformën shtetërore e-kosova dhe uebfaqen e Komunës së Prizrenit, i cili do të përmbajë informata lidhur me të gjitha procedurat administrative që u lëshohen qytetarëve dhe bizneseve në komunën tonë”, tha Hasuka.

“Falënderoj IFC/Bankën Botërore dhe Ambasadën Zvicerane për mbështetjen e ofruar për realizimin e reformave, që i kemi premtuar para qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Lajmet e Fundit